Lajme

Covid-19/ Drejtori i Urgjencës Kombëtare tregon a do futet sërish Shqipëria në karantinë: Për fatin…

Vjeshta do të sjellë rritje të rasteve, por kjo nuk do të përkthehet në izolim total, si në muajt e fillimit të pandemisë së COVID-19.

Infektohet me koronavirus Drejtori i Urgjencës, Skënder Brataj - Gazeta Mapo

Shefi i Urgj encës Kombëtare, Skënder Brataj në një intervistë për Report Tv, ka bërë me dije se rikthimi i karantinës totale nuk është një skenar që po diskutohet, teksa thekson se kurba e të prekurve ka qenë stabël.

“Kemi qenë në të njëjtin drejtim, ku të gjithë skenarët janë të parashikuar. Për fatin e mirë deri në këtë moment është menaxhuar me 2 spitalet COVID. Që do të ketë me vjeshtën kushtet të tjera, që pritet të rritet numri, nuk flitet për izolim, do e ruajmë gjendjen e lirë, nuk do arrijmë në ato skenare. Fakti që është bërë vaksina e turbekulozit, ka pasur më pak raste.

Ardhja e gripit do e përkeqësoj pak situatën. Format më të lehta kalohen në shtëpi. 96% e të infektuarve janë trajtuar në banesë. Fakt pozitiv është rritja e numrit të të shëruarve, në 56.04%. Duhet të forcojmë masat dhe të ndërgjegjësohemi”, tha Brataj në intervistën për gazetaren Doris Sallaku.

Hapja e shkollave nuk e ka dhënë “ende efektin”. Që do të thotë është ende herët për të përcaktuar nëse rikthimi i nxënësve në bankat e shkollës ka ndikuar në rritjen e shifrave. Një gjë e tillë, ka sqaruar Brataj, pritet të shihet nga mesi i muajin tetor, megjithatë theksin e vuri te bashkëjetesa.

Shefi i Urgjencave Kombëtare, Skënder Brataj, apel të fortë për shqiptarët,  pas rritjes së rasteve të të prekurve me Covid-19 – RTSH-Radio Televizioni  Shqiptar

MË TË LEXUARAT

To Top