Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në Institutin e Shëndetit Publik Eugena Tomini thotë se të rinjtë nga 25 deri në 30-vjeç përbëjnë gati 30% të të prekurve me koronaviurs në Shqipëri ndërsa në vatra të infeksionit janë kthyer dhe baret e pubet verore.
“Nëse e keni vënë re edhe masat e ministrisë së shëndetësisë përkundrejt pube-ve verore dhe grumbullimeve masive dhe vendet më të frekuentuara më shumë, që janë vatra infeksioni për Covid dhe masat e ministrisë janë adresuar përkundrejy aktiviteteve verore. Shpesh kemi thënë shpesh se grupmosha aktive ajo që favorizon grupet shoqërore, që e sjell vera dhe grupmosha e re, janë grupe rrisku për transmetim infeksioni në familje”, ka thënë Tomini.