Leximi

Covid-19/ Hapet Qabeja e Shenjtë, por ka rregulla për ata që falen atje: Allahu sjelltë të mira dhe shëndet për këdo!

Nga e diela, rreth 10,000 pelegrinë nga jashtë u lejuan të kryejnë pelegrinazhin e Umresë në Mekë, të cilin myslimanët mund ta kryejnë tradicionalisht në çdo kohë.

Mbi 50 miliardë dollarë për zgjerimin e Qabes - InfoShqip.com

Ata u desh të izoloheshin për tre ditë pasi mbërritën në Arabinë Saudite para se të lejoheshin të faleshin rreth Qabes – vendi më i shenjtë në Islam – në qendër të Xhamisë së Madhe.

Arabia Saudite ka raportuar 347,282 raste të Covid-19 dhe 5,402 vdekje që nga fillimi i pandemisë, dhe 333,842 persona të shëruar. Ajo po kryen hapjen e xhamive të saj si pjesë e një lehtësimi gradual të kufizimeve në të gjithë mbretërinë.

Banorët sauditë u lejuan të kryenin Umren në tetor, ndërsa pelegrëve të huaj u lejuan të vizitonin vendin e shenjtë këtë muaj, shkruan BBC.

Vetëm 10,000 banorë myslimanë sauditë u lejuan të kryenin pelegrinazhin vjetor të Haxhit në korrik të këtij viti, shumë më pak se milionat që kanë marrë pjesë në vitet e mëparshme, si ai në foto më 2016.

Ndërtimi i Shtëpisë së Shenjtë (Qabes) dhe ndodhia e gjykimit – Nektari i  Xhenetit

MË TË LEXUARAT

To Top