Lajme

Covid-19 i merr jetën mësueses shtatzënë, mjekët shpëtojnë vetëm foshnjen: U infektua gjatë festës së…

Një mësuese shtatzënë ka vde kur nga koronavirusi pasi u infektua në festën surprizë të bebes që i organizuan miqtë, por doktorët her oikë arritën të shpëtojnë beben e saj.

31 vjeçarja Camila Graciano ishte tetë muaj shtatzënë kur u infektuar në festën surprizë në qytetin brazilian të Anapolis. Disa ditë më vonë ajo u dërgua me urgjencë në spital dhe doktorët e detyruan të niste lindjen. Ata arritën të shpëtojnë fëmijën por zonja Graciano ndërroi jetë.

Familja e saj e dinte se shtatzania ishte rrez ik për infektim nga pandemia dhe ishin kujdesur shumë që 31-vjecarja të mos dilte nga shtëpia.

Por vëllai i saj Daniel Helio Ambrosio tha për rrjetin vendas Globo, se kolegët e saj të punës organizuan një festë surprizë për beben në javët e fundit të shtatzanisë së saj, siç është traditë në shumë vende kristiane.

Një nga të ftuarit ishte pozitiv me koronavirus por asokohe asimptomatik dhe nuk ishte në dijeni.

Graciano u dërgua në spital tre ditë pas festës. Familjarët me vështirësi gjetën një krevat për të pasi reparti i kujdesit intensiv ishte i mbushur.

Megjithë gjendjen e rëndë të zonjës Graciano familja kishte shpresuar se do të rekuperohej pasi kishte shfaqur shenja përmirësimi.

Zoti Ambrosio tha: “Menjëherë pas lindjes ajo tregoi shenja përmirësimi. Doktorët na thanë të kemi besim, por ajo vdi q një ditë më vonë.

MË TË LEXUARAT

To Top