Qeveria gjermane ka vendosur njëmbëdhjetë rajone të tjera të Bashkimit Europian në listën e atyre në rr ezik për shkak të për hapjes së koronavirusit.
Qeveria federale në Berlin shpalli disa rajone, nga vendet anëtare të BE-së, si të rre zikshme dhe rekomandoi qytetarët gjermanë të heqin dorë nga udhëtimet që nuk janë me të vërtetë të nevojshme.
Lista përfshin rajone dhe qytete nga vendet fqinje: Danimarka, Franca, Austria, Republika Çeke dhe Holanda. Budapesti ku sonte luhet ndeshja e Super Kupës midis Bayern dhe Sevilla, është gjithashtu në ‘listën e kuqe’.
Për momentin, lista gjermane e rajoneve ku ekziston një rr ezik i rritur i infektimit përfshin gjithsej 11 nga 27 vende të Bashkimit Europian. Që nga e mërkura, rajonet e Danimarkës, Portugalisë, Irlandës dhe Sllovenisë janë futur në listë.
Kriteri kryesor, por jo i vetmi për vendosjen e një rajoni në listën e destinacioneve të rr ez ikshme është rritja e numrit të rasteve të reja korona në më shumë se 50 infe ksione për 100,000 banorë në shtatë ditët e fundit.