Lajme

Covid-19/ Ministrja Manastirliu jep lajmin e keq për gjithë shqiptarët: Mësoheni me maskat, ja çfarë do ndodh në tetor dhe nëntor

Në prag të hapjes së shkollave, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar një mesazh për nxënësit, mësuesit dhe prindërit duke i siguruar që strukturat shëndetësore janë në gatishmëri dhe duke kërkuar bashkëpunimin e të gjithëve për të përballuar këtë sfidë.

Manastirliu prezanton planin e masave të reja: Do të hyjnë në fuqi me 4 Maj  - Ministria e Shëndetësisë

“Periudha që po afron nuk do të jetë e lehtë dhe përveç fo rcimit të kapaciteteve të sistemit shëndetësor, për të cilat kemi marrë masa në planin e Vjeshtë-Dimrit, kërkon gjithashtu angazhimin e të gjithë qytetarëve, veçanërisht çdo prindi, për rolin e rëndësishëm që duhet të luajë secili prej nesh, për të f renuar përhapjen e Covid19.

Strukturat e sistemit shëndetësor janë në gatishmeri për t’ju përgjigjur çdo problematike, si dhe për të identifikuar dhe izoluar në kohë çdo rast të dyshuar”, tha Manastirliu.

Në mesazhin e saj, Ministrja Manastirliu bën apel për respektimin e rregullave të vendosura nga nxënësit dhe mësuesit, si e vetmja mënyrë për të frenuar sa më shumë përhapjen e infeksionit.

“Duhet të mësohemi me maskën. Për çdo shqetësim, duhet të kontaktoni koordinatorin e shkollës, i cili sinjalizon menjëherë strukturat shëndetësore. Të kontribuojmë të gjithë për shkolla më të sigurta, për shëndetin e fëmijëve tanë, të mësuesve dhe të gjithë komunitetit!”, apelon Manastirliu.

Ogerta Manastirliu Ministër i Shëndetesisë dhe Mbrojtjes Sociale -  Ministria e Shëndetësisë

MË TË LEXUARAT

To Top