Lajme

Covid-19/ Profesori i njohur grek jep lajmin e hidhur: Dimri që na pret do jetë shumë i vështirë, në karantinë deri në pranverë

Greqia nga dita në ditë po merr masa më të ashpra për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Autoritetet janë të shqetësuara, sepse situata nuk po përmirësohet. Madje në Selanik, mjekët kanë dhënë ala rmin se nuk ka më shtretër të lirë në spitale.

Russian Upper House Speaker Valentina Mativienko Archives - Greek City Times

Profesori i sëmundjeve infektive në Greqi Nikos Sypsas tha se kur mund të lehtësohen masat anti-Covid në vend. Ai u shpreh se edhe pse numri i rasteve me koronavirus mund të ketë rënë nën 3,000, indeksi i rasteve pozitive vijon të jetë 10%, ndërsa kufiri është 4%.

Po ashtu, Sypsas theksoi se është ulur mosha mesatare e pacientëve të intubuar nga 75 në 65, ndërsa shtoi e njëjta gjë ndodhi në Itali. Sypsas u shpreh se më 30 nëntor numrat do të jenë ulur, por edhe nëse hiqet karantina shton ai,do të ketë mbyllje përsëri pas një ose dy javësh.

“Ne duhet të jemi të përgatitur për një dimër të vështirë dhe mbyllje deri në pranverë”, tha profesori për mediat. Ai shtoi se kur presioni i madh mbi mjekët të zvogëlohet dhe kur të ketë shtretër të lirë, vetëm atëherë mund të mendohet për lehtësim të masave.

A Second Wave? Sypsas Shows Concern For Coronavirus In Athens And  Thessaloniki - Greek City Times

MË TË LEXUARAT

To Top