Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka nisur pushimet në Turqi.
Ai është fotografuar në një prej restoranteve më të famshëm në Stamboll, i cili përveç të tjerash njihet edhe për çmimet mjaft të kripura
Fotot janë publikuar nga portali JOQ, ku duket Dako në shoqërinë e vajzës së tij.
Vangjush Dako drejtoi Bashkinë e Durrësit për tre mandate rresht, deri në zgjedhjet vendore të vitit të shkuar, të cilat nxorën fituese Valbona Sakon që qëndroi në këtë post për të paktën 5 muaj.