Dys himet për ngjarjen e rëndë në Velipojë ku u gjet e mbytur 17-vjeçarja, kanë lindur nga pronarët e motorit të ujit të cilët nuk i lënë më shumë se 30 minuta motorët dhe kanë nisur kërkimet në det.
Ato janë nisur me varkë për të gjetur motorin, por aty kanë takuar të riun i cili në dëshminë e tij ka gënjyer.
Ai po kthehej me not në breg dhe kur është pyetur nga pronarët e skafit ka deklaruar se “vajzën e ka marrë xhaxhai i saj”. Sipas gazetarit të Report Tv, Ergys Kavaja të rinjtë ishin njohur së bashku në rrjetet sociale.