Shqipëria ditët e fundit zien nga zërat dhe diskutimet se kush do të jetë presidenti i ri i vendit, pasi jemi në fund të mandatit të Ilir Metës dhe për të s’do ketë një rinovim.
Damian Gjiknuri, një nga tre anëtarët e grupit negociator për zgjedhjen e presidentit nuk përjashton emrin e Fatos Nanos si kandidat për president. I pyetur sot nga gazetarët sa shanse ka që Fatos Nano të jetë kandidaturë e ardhur nga maxhoranca?Damian Gjiknuri u përgjigj: “Unë këtu nuk jam të komentoj emra të përveçëm. Natyrisht të gjithë kanë shanse.
Kufizimet tona janë të mos jenë nga grupi parlamentar por që ka figura me kontribute politike e shoqërore qoftë ish politikanë apo akademikë apo njerëz që kanë dhënë kontribut në shoqëri që natyrshëm mund të jenë kandidatë.Kështu që identifikimi I emrave në këtë fazë do të ishte gabim dhe do të krijonte pritshmëri të rreme, por askush nuk është I përjashtuar përfshi dhe emrin në fjalë patjetër.A mund të përfshihen ndërkombëtarët në negociata?
Damian Gjiknuri:Kur dhe ju shfaqet propozimin dhe aburditetin e këtij propozimi . Është praktikë që nuk është përdorur ndonjëherë.Palët që komunikojnë shqip shqip do të donin një ambasador apo përfaqësues të huaj në një tavolinë që nuk kanë të bëjnë me cështje të partnerëve. Është propozim I pavend.