Lajme

Dalin detajet/ Ja si e shpëtuan vogëlushin shqiptar që humbi dje në pyll: Qëndroi natën i vetëm dhe thërriste mami mami dhe babi

Banorë të fshatit Tërpezë në Malishevë të Kosovës janë të gëzuar sot, pa dallim.

The 2-year-old child mysteriously disappears, family members ...

Fëmija i humbur i bashkëfshatarit të tyre Bujar Krasniqi, u gjet shëndoshë e mire rreth 1 km larg shtëpisë, në zonë malore.

Florand Krasniqi, njeri nga të afërmit e familjes, që ndihmuan në kërkimin e fëmijës dhe e përjetuan me ankth, shkroi pak më herët në Facebook momentin kur ia dëgjuan zërin të voglit:

‘Gëzim i papërshkruar për neve ne fshatin Tërpezë dhe per të gjithë ata që na ndihmuan dhe që në çfarëdo forme u solidarizuan me familje e vogëlushit Tian Bujar Krasniqi.

Ishim në kërkim e sipër unë bashkë me kushëririn Osman Krasniqi, kur e dëgjuam engjëllin Tian Krasniqi duke thirrur ‘mami, mami’. Një ndjenjë që nuk do ta harrojë asnjëherë.

Falenderimi i takon Allahut që e ka ruajtur shendoshë e mirë këtë bukurosh. I falenderojmë të gjithë ata që na ndihmuan në kërkim shpëtim.

Prindërve e familës së ngushtë të Tianit i urojmë që tash e mas të kenë veç gëzime. Krenar që u gjendem në vendin dhe momentin e duhur.’

Në foton e mëposhtme, Tiani shihet në krahët e Astrit Kryezikut, personit të parë që e mori në krahë sapo e gjeti.

U gjet shëndosh e mirë dyvjeçari Tian Krasniqi. Falënderohen të ...

MË TË LEXUARAT

To Top