Para pak ditësh një fotografi ku vetura e Donaldit shihej poshtë shtëpisë së Bora Zemanit u përhap me të madhe kudo në rrjetet sociale dhe u fol për një takim mes dyshesh.
Bora ironizoi me lajmet duke thënë: “Pluhur ka por s’ka profesionistë, ndërsa nga ana e Donaldit nuk pati asnjë reagim”.
Por ish- çifti u rikthyen sërish në vëmendjen e publikut. Ndjekës të shumtë mundohen vazhdimisht të gjejnë lidhje dhe detaje që do të lidhnin çiftin.
Së fundmi, opinionisti Olti Curri ka publikuar një fotografi të një kartoline të qytetit të Vienës teksa ka shkruar: ‘Po lexoj që Sabiani me Ilirin janë në Vienë’.
Ndërsa përgjigjja e një ndjekës/e ka qenë: “Në sistemin Tims, Donaldi është nisur dje në orën 4:30, Bora 14:30!”. Kështu duke aluduar sërish për një takim të dytë.
Kjo pasi që Bora përmes një postimi në rrjetin social “Instagram” ka treguar vendndodhjen e saj, pra që gjendet në Vienë.