Talat Xhaferi, kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, është i pari politikan me etni shqiptare nga Ballkani Perëndimor që ka vizituar Ukrainën gjatë luftës. I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Xhaferi shpjegoi të gjithë rrugëtimin e tij nga Shkupi drejt Ukrainës.
Ai thotë se nga kufiri në hyrje të Ukrainës deri në Kiev rrugëtimi është bërë me tren me linjë speciale hekurudhore për delegacionet.
“Atje kam qenë si kryetar i Parlamentit për të shprehur dhe mbështetje personale dhe institucionale popullit të Ukrainës në këto kushte lufte. Edhe desha të shkoja dhe na ftuan. Nisma është e bazuar në ftesën e përgjithshme të kryetarit të Kuvendit të Ukrainës, kryetarëve të Parlamenteve të Europës.