Është konfirmuar se Al Pacino është në lidhje me ish-të dashurën e Mick Jagger, Noor Alfallah, e cila është 53 vjet më e vogël se ai, me burime që pretendojnë se romanca e çiftit filloi gjatë pandemisë dhe vazhdon.
Legjenda 81-vjeçare e Holluwoodit u pa së fundmi duke u shoqëruar me të dashurën e tij 28-vjeçare gjatë një darke me aktorin Jason Momoa pasi vizitoi galerinë e fundit “Pace” të Julian Schnabel në zonën Mid City të Los Angelesit, shkruan DailyMail bazuar burimeve.Tani, persona të brendshëm pranë çiftit kanë ndarë detaje të reja në lidhje me marrëdhënien e çiftit, duke zbuluar se ajo lulëzoi për herë të parë gjatë pandemisë – dhe duke shtuar se diferenca në moshë mes të dyve nuk është një ‘problem’, pavarësisht faktit se Al Pacino është më i madh se babai i Noorit.Pacino dhe Noor filluan të njiheshin me njëri-tjetrin gjatë pandemisë”, thanë burimet për tabloidin Page Six.
“Ajo kryesisht shoqërohet me burra të moshuar shumë të pasur; ajo ishte në lidhje me Mick Jagger për një kohë, dhe më pas edhe me Nicholas Berggruen”, tha një burim duke iu referuar bukuroshes Alfallah.Burimi shtoi: “Ajo ka qenë me Al Pacinon për disa kohë dhe ata shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin.
Diferenca në moshë nuk duket të jetë problem edhe pse ai është më i madh se babai i saj”.Noor është nënkryetar i ‘Lynda Obst Productions’ në Sony, dhe thuhet gjithashtu se po zhvillon dy filma artistikë me kompaninë Obst.Së bashku me motrën e saj Remi, thuhet se arritën një marrëveshje për prodhimin e një ‘podcast’-i me kryetarin e Imagine Entertainment, Brian Grazer në vitin 2021.“Ajo lëviz me elitën e të pasurve dhe vjen nga një familje me para”, tregoi burimi më tej.