Rozë

Dalin fotot/ Ezeli do bëhet baba, ai thotë fjalët e bukura: Të gjitha po shkojnë mirë, Zoti të na ruaj nga syri i keq

Aktori i famshëm turk, Kenan Imirzalioglu, është një emër mjaft i njohur edhe për shqiptarët. Ai u bë i njohur për rolin e tij si Ezeli.

Publikohet për herë të parë foto e bashkëshortës së 'Ezel' me barkun e rrumbullakosur

Në muajin maj të këtij viti mediat turke shkruajtën se ai dhe bashkëshortja e tij aktorja Sinem Kobal do të bëhen prindër për herë të parë.

Dhe ditën e djeshme çifti është fotografuar për herë të parë teksa Sinem po kryente kontrollin rutinë tek mjeku i saj.
Kenan i’u përgjigj pyetjeve të gazetarëve dhe u shpreh: ‘Faleminderit Zotit, gjithçka po shkon mirë. Sinem është në muajt e fundit, Zoti e ruajt atë dhe beben nga syri i keq’.

Kujtojmë që Sinem Kobal dhe Kenan Imirzalioglu kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre rreth katër vite më parë.

Image

Image

MË TË LEXUARAT

To Top