Pak ditë më parë Graniti tregoi historinë e dashurisë me një vajzë nga Peja, të cilën e dashuron ende ndonëse janë ndarë. Ai zbuloi se vajza ka qenë shumë xheloze dhe një nga shkaqet e një debati mes tyre ka qenë hyrja e tij në “Big Brother”.
“Revista Who” ka zbuluar se vajza që i ka rrëmbyer zemrën Granitit që prej 2 vitesh quhet Gresa Osmani. Ajo është nga Peja dhe jeton në Prishtinë.
Burime pranë dyshes kanë treguar për “Revista Who” se ato janë parë për herë të fundit në “Episode Festival”, mbajtur në Shëngjin këtë verë, pak kohë para se Graniti të futej në “Big Brother”.