Luana Vjollca prej kohësh është në një lidhje dashurie me biznesmenin Krenar Çoçaj, megjithëse asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar kurrë publikisht. “Iconstyle” ka siguruar së fundmi një foto të çiftit, i cili mori pjesë në dasmën e yllit botëror Lele Pons.
Luana shihet e veshur me një fustan ngjyrë rozë, ndërsa Krenari me një kostum ngjyrë bezhë. Ato kanë qenë të ftuar në mesin e VIP-ave më të njohur si Paris Hilton, Camila Cabello, Anitta, Becky G apo Diplo.
Lele Pons e kurorëzoi dje në martesë lidhjen e dashurisë me reperin portorikan, Guayanaa.