Sipas Pamfletit i cili ka arritur të sigurojë një informacion nga burime brenda spitalit, ku është specifikuar se Luiz Ejlli nuk vuan nga një t umor por nga një sëmundje tjetër e rë ndë e cila quhet bronkiektazi.
Kjo sëmundje prek muret e bronkeve, tr ash venat dhe mushkëria është më e predispozuar për të marrë infeksion. Sipas specialistëve, njerëzit e lindur me këtë sëmundje nuk mund të jetojnë për një kohë të gjatë, ndërsa njerëzit që e kanë marrë gjatë jetës, me mbajtje nën kontroll mund të kenë prognozë të mirë. Bronkiektazia renditet tek sëmundjet e rënda.
Bronkiektazia është zgjerimi i parregullt i bronkeve apo degëve të tyre që zakonisht sjell një risk më të madh për të marrë infeksion.
Çfarë është bronkiektazia? Bronkiektazia është një gjendje në të cilën tubat bronkialë në mushkëri dë mtohen nga inflamacioni ose shkaqe të tjera dhe muskujt e butë të bronkeve shkatërrohen. Përveç kësaj, elasticiteti i bronkeve shpesh humbet. Bronkiektazia mund të merret gjatë jetës ose të ketë një origjinë gjenetike. Shumë mjekë besojnë se bronkiektazia është një formë e sëmundjeve kronike obstruktive (bllokuese) të mushkërive (COPD), duke përfshirë edhe bronkitin kronik dhe emfizemën.
Fëmijët të cilët zhvillojnë infeksione të mushkërive, të cilat shkatërrojnë indet e mushkërive, kanë rre zik të zhvillojnë bronkiektazi, më vonë në jetën e tyre;
Njerëzit të cilët shfaqin infeksione që ripërsëriten në mushkëri, që thithin në mushkëri trupa të huaj, ata që kanë patur një histori të tuberkulozit apo sëmundjeve inflamatore të zorrëve;
Shkaktaret e bronkiektazisë? Bronkiektazia shkaktohet nga dëmtimi i mureve të bronkeve; ky dëmtim ka të bëjë me shkat ërrimin e muskujve të butë dhe indeve elastike, që i lejojnë tubat bronkialë të kontraktohen. Nëse bronket dëm tohen, sekrecionet që prodhohen normalisht në mushkëri, nuk largohen në mënyrën e duhur dhe shkaktojnë rritje të mundësisë që infeksionet (pneumoni, bronkit) të zhvillohen. Fatkeqesisht, këto infeksione mund të shkaktojnë dëmtimin e mëtejshëm të mureve bronkiale, duke prodhuar një cikël në rritje dëmtimesh dhe më pas edhe infeksionesh. Ndërkohë që cikli rritet, funksioni i mushkërive ulet.
Po cilat janë llojet e bronkiektazisë?Jane 3 lloje kryesore të bronkiektazisë. Këto lloje përcaktohen nga pamja e tyre anatomike/mikroskopike. 1. Bronkiektazia cilindrike, forma më e butë e bronkiektazisë e cila shfaq humbjen e funksionit normal mbyllës, tërrugëve të ajrit. 2. Bronkiektazia sakulare (që formon qeska) ose varikoze shfaq një shtrembërim të mëtejshëm të murit të rrugëve ajrore së bashku me prodhimin e mukozës dhe gëlbazës nga individi; disa nga bronket mund të duken sikur janë ruazore.
3. Forma më e rëndë e bronkiektazisë dhe njëkohësisht më pak e hasura, është bronkiektaza cistike. Kjo formë shfaqet me hapësira të mëdha ajrore dhe me një pamje si zgjoje bletësh, kur shihet me skaner tomografik kompjuterik (CTdhe zakonisht mushkëria ka mure më të trashë se sa gungthat që shihen tek emfizema. Disa njerëz shfaqin më shumë se një lloj bronkoektazie në mushkëritë e tyre.
Fatkeqësisht, bronkiektazia nuk është një sëmundje e shërueshme, por një sëmundje që përparon ngadalë. Trajtimi i bronkiektazisë bazohet në kontrollin e simptomave dhe parandalimin e infeksioneve të mëtejshme. Protokollet e trajtimit shpesh përfshijnë mbajtjen konstante të imunizimit, duke eliminuar faktorët rëndues të tillë si pirja e duhanit, alkoolit dhe drogës, si dhe inkurajimin e ushqyerjes së mirë. Rritja e sasisë së lëngjeve që konsumoni për të mbajtur mukusin më pak ngjitës, është një tjetër trajtim. Ndonjëherë një ekspektorant (për të larguar mukusin) dhe medikamentet për hollimin e mukusit, mund të ndihmojnë në zbutjen e simptomave.
Pacientët me bronkiektazi, që kanë patur një kontroll të dobët me antibiotikë, mund të kenë nevojë për trajtim kir urgjikal. Terapia kiru rgjikale (ose për disa individëve bronkoskopia) mund të largojë pllakat e mukusit, trupat e huaj ose tu moret që përkeqësojnë bronkiektazinë. Hemoptiti i tepërt mund të ketë nevojë të trajtohet në mënyrë kirurgjikale ose nëpërmjet embolizimit të arteries bronkiale. Disa pacientë mund të përfitojnë nga heqja kirurgjikale e indeve jo-funksionale të mushkërive.