Lajme

Dalin pamjet që ta prekin shpirtin nga spitali i shqiptarëve me Covid-19/ Luten dhe rënkojnë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka shpërndarë një video të situatës që është aktualisht brenda spitalit universitar “Shefqet Ndroqi”.

Ministrja Manastirliu ka apeluar për respektimin e rregullave për të frenuar përhapjen e COVID-19.

“Mbaje maskën, ruaj distancimin, kujdesu për higjienën. Mos rre ziko jetën tënde dhe të njerëzve më të dashur! Të gjithë bashkë, t’i japim një dorë mjekëve dhe infermierëve kundër COVID19”, shkruan Manastirliu.

Shefja e Shërbimit të Pneumologjisë në spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, prof. Silvana Bala ka bërë një apel për qytetarët.

“Asnjëherë mos mendoni që kjo sëmundje është e lehtë. Është shumë e rëndë, është shumë e vështirë. Këta persona që shihni këtu, kanë qenë të shëndoshë, por në një moment, janë në vështirësi me jetën”, tha Bala.

MË TË LEXUARAT

To Top