Jetëgjatësia në Shqipëri ka ardhur në rritje konstante në dekadat e fundit, përveç vitit pandemik 2020, i cili cenoi ndjeshëm këtë tregues prej normës jo të zakontë të mortalitetit që krijoi në popullatë. Specifikat e jetëgjatësisë ndryshojnë ndjeshëm në qarqe, sipas INSTAT.
Në vitin 2021, qarku me jetëgjatësinë më të lartë të pritur në lindje për burra ishte ai i Kukësit, me 77,4 vjet, ndërsa qarku me treguesin më të ulët ishte ai i Gjirokastrës, me 70,0 vjet.
Në të njëjtin vit, qarku me jetëgjatësinë më të lartë të pritur në lindje për gratë ishte Tirana, me 81,6 vjet, ndërsa qarku me treguesin më të ulët ishte Gjirokastra, me 74,2 vjet.
Në vitin 2021, jetëgjatësia e pritur në lindje në Shqipëri, për të gjithë popullsinë ishte 76,5 vjet, 74,4 vjet për burrat dhe 78,7 vjet për gratë. Kjo do të thotë që gratë pritet të jetojnë afro 4 vjet më shumë se burrat.
Burimi: Monitor