Një tjetër tërmet është ndjerë pasditen e sotme në vendin tonë me magnitudë 3.5 ballë.
Sipas faqes evropiane të regjistrimit të lëvizjeve sizmike EMSC, epiqendra e tërmetit ka qenë në detin Adriatik, ndërkohë që nuk raportohet për dëme materiale.
Kujtojmë së një ditë më parë në vendin tonë u ndjenë një sërë tërmetesh, ku tërmeti më i fuqishëm ishte 4 ballë dhe sipas sizmiologëve janë pasgoditje të tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit të vitit 2019.
Ministria e Mbrojtjes njoftoi dje se epiqendra e tërmetit ka qenë në det pranë Gjirit të Lalëzit dhe ka pasur magnitudën 4. Ky tërmet është pasuar nga 42 pasgo ditje, më e madhja me magnitudë 3.5.