“Blo dd and Oil” është libri i dy gazetarëve të “Wall Street Journal”, ku kanë zbuluar të dhëna tro nditëse në lidhje më jetën e princit fuqiplotë të Arabisë Saudite.
Sipas librit, disa burra nga Lindja e Mesme morën pjesë në një festë të organizuar në Maldive nga princi 29-vjeçar.
Rreth 50 vila private janë ndërtuar në ishull, disa prej të cilave ndodhen larg ujërave blu të Oqeanit Indian. Madje në të është instaluar edhe një makineri e cila prodhon borë artificiale në mënyrë që vizitorët e saj të mund të shijojnë borën në një vend detar.
Festa, sipas dy gazetarëve, kushtoi rreth 50 milion dollarë dhe më shumë se 300 punonjës u paguan me 5000 dollarë shtesë përveç shpërblimeve të mysafirëve specialë – paga e tyre mujore arriti në 1000-12000 dollarë.
Mohammed bin Salman e dinte se sauditët ishin të lodhur nga ekstravaganca prej dekadash e familjes mbretërore, të mërzitur nga shpenzimet e tepërta në Harrods dhe nga garat e makinave sportive në rrugët e Londrës” , shkruhet në libër.
Ndër masat mbrojtëse të marra nga Bin Salman për mysafirët e tij ishte ekzaminimi i 150 modeleve për sëmundjet . Sipas librit, disa nga shërbëtorët duhej t’i merrnin modelet që mbërrinin dhe t’i dërgonin ato në një institucion të posaçëm mjekësor, ku i nënshtroheshin ekza minimeve gjin ekologjike.
Princi gjithashtu ftoi këngëtarë të njohur si: Pitbull , reperin korean Psy të ” Gangnam Style ” dhe DJ Afrojack . Në një nga mbrëmjet e zjar rta të princit, ai mori rolin e DJ, nën ritmin e këngëve të Afrojack.