Lajme

Dalin të tjera detaje/ Kanceljarja Merkel jo vetëm që nuk e takoi Ramën në Berlin, por as telefonin nuk ia hapi: Ja përse

Kryeministri Edi Rama në një vizitë dy ditore në Gjermani, por iku me shumë pretendime dhe pritet të kthehet i refuzuar nga të gjithë personalitetet gjermane. Rama u nis me idenë për të “lobuar” që Shqipëria të marrë një po për hapjen e negciatave.

Merkel's office reacts about meeting with Rama: Decision about  negotiations, by end of September - Top Channel

Ndryshe nga Maqedonia e Veriut, e cila e ka të sigurt ftesën pozitive për hapjen e negciatave me BE-në, vendi ynë r rezikon seriozisht që të veçohet, pikërisht për shkak të problemeve madhore në keqqeverisje, korru psionin, kr imin e organizuar, mungesës së institucioneve të drejtësisë dhe kapjes së pushteteve.

Ajo që dhemb edhe më shumë është injorimi i plotë që i ka bërë kancelarja gjermane kreut të qeverisë shqiptare. Një ditë para se të shkonte në Gjermani, mediat pranë Ramës dolën me “lajme pompoze” se në Berlin kryeministri ynë do të pritej nga Angela Merkel. Tashmë mësohet se ajo jo vetëm nuk e ka përfshirë fare në axhendën e saj, por edhe një telefonatë e Ramës me Merkel ende nuk është e sigurt.

Kjo situatë nuk ka lidhje aspak me axhendën e ngjeshur të Merkel, por duket se në arenën ndërkombëtare Rama po merr gjithnjë e më shumë ref uzim dhe prej të paktën tre vitesh ai nuk regjistron asnjë takim të përbashkët si i ftuar nga drejtues të qeverive në Evropë./ Boldnews

Albaniens Ministerpräsident zu Besuch im Kanzleramt

MË TË LEXUARAT

To Top