Lajme

Dashuria e nënës bën çdo gjë! Pamje që të prekin, nëna shpëton me trupin e vetë foshnjen nga uji





Nëna sakr ifikon çdo gjë për fëmijën, madje edhe jetën dhe një rast i ditëve të fundit në Kinë është konkretizimi i këtij rasti edhe njëherë tjetër.

Imazhet e shp ëtimit të një foshnje 3-4 muajsh në Kinë nga përmby tjet e që kanë përfshirë vendin brenda pak orësh u bënë virale. Por shpëtimi i të miturës ka prekur zemrat e të gjithëve pasi e ëma e kishte mbajtur vajzën sipër baltës për më shumë se 24 orë dhe pas gjetjes së saj, e ma kishte humbur jetën. Vajza u nxor e gjallë të Mërkurën pas më shumë se 24 orësh nën rrënoja dhe u dërgua me urgjencë.

Trupi i nënës u gjet të enjten. Shpëtuesit i thanë Beijing Youth Daily se kur zbuluan trupin e saj, ishte e ngrirë në një pozicion që dukej sikur po mbante diçka lart.

“Vetëm në atë moment vendimtar ajo kishte ngritur lart fëmijën e saj dhe kjo është arsyeja pse vajza jetoi,” u tha gazetarëve një punonjës i shpëtimit Z. Yang.