Kur bëhesh sensacion në mediat sociale për shitjen e gazrave të tua në kavanozë, nuk është diçka e habitshme që të takosh fansa.
Por Stephanie Matto mund të ketë gjetur dashurinë me një fans i cili ishte ulur pranë saj në avion dhe u ofrua t’i bënte një foto me një gotë shampanje në dorë.
Vajza e cila shiste gazrat e saj në kavanoza qelqi, u detyrua të ndalonte pasi u shtrua në spital për shkak të tyre. Ajo po shkonte në Turks dhe Caicos kur takoi burrin misterioz.
Në Instagram, ajo e quajti udhëtimin një ‘shpëtim të vogël të domosdoshëm nga kaosi i javëve të fundit’. Tani ajo ishte duke u kthyer në LA me një mysafir.
Duke folur për Metro, ajo tha: “Isha në Turks and Caicos me dikë vërtet të veçantë, të cilin e kam njohur falë punës së gazrave.