James e Chloe Lusted sapo janë konfirmuar nga komisioni i rekordeve Guinness si çifti i martuar me diferencën më të madhe të gjatësisë, rreth 60 cm.
Zakonisht çiftet e martuara shihen ‘në sy’ me njëri-tjetrin për shumicën e çështjeve, por duket qartë që James e Chloe nuk kanë arsye për ta bërë këtë.
Chloe është e gjatë pak më shumë se 1.65 cm ndërsa James me gjatësinë modeste 1.09. 33 vjeçari James, vuan nga një formë e rrallë nanizmi e njohur si Displasi Diastrofike, por kjo nuk e ka ndaluar që të bëhet akor e prezantues, kurse bashkëshortja e tij 27 vjeçarja Chloe, është mësuese.
Ata janë njohur fillimish në një bar kur u prezantuan nga miq të përbashkët, pak pasi James kishte mbajtur pishtarin e Lojrave Olimpike përmes qytezës së tij.
Chloe, që ishte asokohe studente në Cardiff të Uellsit, në fillim ishte hezituese për një marëdhënie të tillë dhe kishte rezervime për mënyrën sesi do e prisnin të tjerët.
Por në dhjetor 2013, James e Chloe konfirmuan statusin e tyre si çift, dhe pas shtatë muajsh James i kërkoi Chloe të martoheshin gjatë një udhëtimi romantik në një liqen të Uellsit, kur ajo pranoi.
“Shpresoj që historia jonë e dashurisë të mësojnë të tjerët të mos gjykojnë një libër nga kopertina deh se të tjithë kanë historinë e tyre mbi arsyet për pamjen e tyre”.