Beniada është një nga banoret më të spikatura jo vetëm të “Big Brother VIP”, por të të gjithë “Big Brother” të zhvilluara në vendin tonë.
Ajo ka vjedhur zemrat e njerëzve me çiltërsinë, pozitivitetin dhe të folurën e saj. Shpesh ajo ka treguar rreth familjes, shoqeve dhe dajë Pashukut.
Ky i fundit madje pak javë më parë e vizitoi edhe në shtëpinë më të famshme në Shqipëri duke përlotur Beniadën si rrallëherë.
Ajo tha se ka një raport shumë të ngushë me dajë Pashukun dhe se është rritur pranë tij. Së fundmi, dajë Pashuku ishte i ftuar në “Shqipëria live”,
ku ka folur rreth Beniadës dhe rrugëtimit të saj në “Big Brother VIP”. Mes të tjerash, ai tha se i ka gjetur edhe një burrë në Shijak dhe mezi po pret t’ia prezantojë.
Ai pranoi se e njeh mirë “kandidatin” dhe nëse Beniada pranon do i prezantojë. Kujtojmë se Beniada ka treguar se shpesh të afërmit e pyesin atë dhe nënën e saj për jetën sentimentale dhe janë përphekur t’i gjejnë kanidadë por ajo nuk ka pranuar. Po ashtu, ka treguar edhe se prej disa kohësh është single.