Rozë

Dea Mishel ka kërkuar falje për batutën që bëri me jetimët, reagon këngëtarja: Ka njerëz me zemër të zezë

Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati ka dalë në mbështetje të Dea Mishel Hoxhës, pas kërkesës së fjaljes që bëri kjo e fundit sot në shtëpinë e ‘Big Brother VIP Albania’.

Ronela Hajati :: Biografia

Ronela, ka ripostuar videon e momentin kur Dea kërkon falje për batutën për fëmijët jetim. Ronela, shkruan se e ka shumë xhan Dean, e se jo të gjithë ia njohin zemrën.

“Të kam shumë xhan, jo çdo kush ta njeh zemrën e të gjykojnë më shpejt nga fjala. Ama ka pafund që kanë zemër të zezë e gojë të ëmbël. Kjo s’je ti”

Sot, Dea i mblodhi të gjithë banorët rreth vetes e mes lotësh shprehu gjithë atë që kishte ndodhur, arsyen përse e bëri batutën, si u prit në publik.

Dea tha se kërkimi i faljes për këtë episod ka qenë një nga arsyet edhe pse ka hyrë në “BBVIP” dhe ja ka arritur tani.

Kujtojmë se batuta e Deas bëri xhiron e portaleve dhe ngjalli shumë debate dhe polemika në rrjet për ditë e javë të tëra.

MË TË LEXUARAT

To Top