Dalja e Amosit ishte e papritur për disa nga banorët. Olta ka qënë ajo që prej ditësh, ka fajësuar Dean për largimin e tij nga shtëpia. Debati midis tyre ka përshkallëzuar ditën e sotme.
Në një diskutim mes Oltës, Deas dhe Kristit, ky i fundit i tha Deas se Amos kishte emocione për të dhe kjo e bënte të dobët.
Kristi u shpreh se Dea u shkëput nga Amosi në mënyrë të fri kshme javën e fundit dhe se kishte flirtuar me të, duke i’u afruar në krevat.
Olta shprehet se Dea e bëri flirtin me Kristin për Amosin, por sipas saj zgjodhi një moment të gabuar. Pas debatit që Dea Mishel pati me Kristin, ajo e vazhdoi diskutimin edhe me Kiarën, e cila ishte prezente në atë debat.
Dea i tha Kiarës se ajo në asnjë moment nuk ka pasur qëllim të flirtojë me Kristin. Kiara shprehet se ajo nuk e ka parë fare me atë sy.
Sipas saj, Dea ka pasur fr ikë se Kristi do ta nominonte dhe për këtë arsye ajo po bënte lojën e saj duke u afruar me Kristin si miq, por asgjë më shumë.