Efi dhe Albi kanë diskutuar në sudion e “Për’puthen”, pas deklaratave të këtij të fundit se nuk i pëlqenin vajzat e bëra.
Ai shprehu një pëlqim për Alesjan dhe veçoi faktin se ajo është natyrale. Efi reagoi sepse ishte një ndër vajzat që ka dalë në takim me të dhe ndërsa i bëri të ditur se ajo nuk është e bërë i ka kërkuar që të mos e thotë më atë fjalë.
Efi mohoi të ketë bërë operacione plastike, por faqe të ndryshme kanë postuar foto të saj sesi ajo dukej më parë, 25-vjeçarja është komentuar dhe për ngjashmërinë me Borën dhe Elvana Gjatën.