Rozë

Debati mes tyre, Luizi i thotë maestros: Kur të leverdis edhe të them unë zar, ti qesh

Ditët e fundit Armaldo ka debatuar ashpër me Luizin. E gjitha nisi pak ditë më parë kur Maestro shk undi hirin e duhanit te dora e Luizit.

'Kur i leverdis që i them 'zar' ai qesh me mua', plas

Luizi nuk e priti aspak mirë këtë, ndaj e paralajmëroi të ketë kujdes nga loja e tij. Madje ai i tha Maestros se do marrë “h ak” kur të jetë duke fjetur. Përveç asaj situate, kjo javë është shoqëruar me debate të forta mes tyre me epitete të shëmtuara dhe ofendime pafund.

Armaldo: Përpara disa ditëve apo javëve, e kemi toleruar njëri-tjetrin, në sensin e lojës. Por, ka ardhur një moment, që Luizi ofendon pa asnjë arsye. Ndaj, kam vendosur të mbaj një qëndrim, për çdo banor që bullizon, apo ofendon. Personalisht kam dhënë një mesazh sot, nga ky moment deri në fund, nuk do ofendoj.

Kur të dal, do bëj një fushatë sensibilizuese për moshat e reja, kush ka dëshirë të më bashkohet. Këtu ka një problem. Në momentin që dikush bën dhunë verbale, truri logjikon që do qëndrojë pa gjumë. Unë u ngrita dhe thash, ose do e zgjidh këtë muhabet, ose nuk ka mënyrë tjetër. Pas gjitë kësaj situate, doli që gjithë këtë lojë, e ka bërë që unë të dal i preferuari i publikut. Unë kam mba jtur qëndrim kundër dhe kështu do qëndroj deri në fund të rrugëtimit tim. Luizi e pranoi që bëri gabim dhe më ofendoi pa shkak. Ai më pr ovokoi që unë të dilja nga vetja, duke më vënë epitet. Nuk dua të kem asnjë komunikim dhe të bie pre e provokimeve të shëmtuara nga Luizi. Nuk dua të më mbështesë njeri në këtë shtëpi. Ky është fenomen shumë i shëmtuar.

Luiz: Nga të gjithë banorët, Armaldo është i vetmi që i pranuar shakatë dhe ofendimet e mia dhe ka qeshur me to. Ky e shihte që duke qënduar pasiv, nuk ishte në qendër të vëmendjes. Duke bërë shaka me mua, po e njeh publiku. Armaldo ka diçka, kur bëhet me nerva ka disa momente që qesh dhe nervozohet. Unë kam më shumë se 50 ditë, që mundohem të “sha ktërroj” Oltën. Dje unë pash Armaldon që përqafoi Oltën dhe e pyeta se çfarë ishte duke bërë. Unë e di vetë se çfarë bëj tha. Unë i thash, duke qenë se e ka zgjedhur këtë rrugë, me mua nuk ka më punë. Kur Armaldos i leverdis kur unë i them “zar”, ai qesh me mua dhe kur nuk i leverdis, bëhet me nerva. Nëse nuk e pranon ofendimin, thuaje në moment, mos e thuaj kur ke mbaruar në lojë. Ky e kishte të gjithë fryrjen, nga zarfi i kuq, sepse unë e di mirë sa e do ai këtë lojë. Ai ka frikën e nominimit.

Armaldo: Nuk jam dakord fare. E para, unë dy ditë pas diskutimit që pata me Luizin, kam patur probleme me stomakun dhe kam qenë pasiv. Unë marrëdhëniet me Oltën, i kam pasur korrekte. Lojrat që ky ka bërë duke thënë “zar”, unë ja kam pranuar. Por, deri në një pikë. Ai humorin e kalon në serioz. Pra, një dhunim verbal unë nuk e quaj humor. E dyta, unë nuk e kam frikë zarfin e kuq. Nuk përqafoj njeri në hir të lojës. Për këtë, jam totalisht kundër. Na ka pëlqyer humori në shtëpi dhe kaq. Asnjëherë nuk i kam thënë që jam me ty në këtë lojë. Në asnjë moment nuk ka ndodhur.

'Kur i leverdis që i them 'zar' ai qesh me mua', plas

MË TË LEXUARAT

To Top