Lajme

Debati në Kosovë, poetja, Rita Petro: Jam kundër vendosjes së shamisë, ua them unë pse

Poetja Rita Petro është kundër vendosjes së shamisë për vajzat, duke filluar që nga mosha 16-vjeçare. Në një intervistë për “Euronews Albania”, Petro u shpreh se personalisht, nuk e pengon një vajzë apo grua që mban shami, por jo në moshë të mitur.

Rita Petro: Dua të shkruaj për seksin, një zonjë më sulmoi me këto fjalë “E  Diell”, 31 Janar 2021 - YouTube

Sipas Petros, Kosova nuk ka nevojë për një debat fetar, teksa ka pa zgjidhur problemet e saj nacionale. “Sigurisht që do të isha kundër vendosjes së shamisë, aq më tepër në një moshë të tillë, por që në thelb, mua nuk më pengojnë vajzat apo gratë që mbajnë shaminë, sidomos kur janë të rritura dhe ndihen mirë brenda vetes së tyre.

Në një bote demokratike, secili zgjedh të bëjë atë që mendon se është më e mira. Por mbajtja e shamisë dhe aq më tepër në moshën 16 vjeç, normal që jam kundër. Në Kosovë është krijuar një debat për çështje fetare, pa zgjidhur problemet nacionale”, theksoi poetja.

Po ashtu pedagogia Malvina Tafçiu dhe gazetari Vullnet Krasniqi kanë debatuar me tone të ashpra rreth diskutimit të ngritur nga komuniteti mysliman në Kosovë për lejimin e shamisë për vajzat myslimane në shkolla.

Teksa ishin në intervistë për “Euronews Albania”, Krasniqi tha se mbajta e shamisë s’mund të fillojë që në moshën 16-vjeçare, pasi nuk është moshë në të cilën një vajzë mund të vendosë vetë për veten e saj.

Ai iu drejtua pedagoges Tafçiu, nëse do e lejonte që vajza e saj të mbulohej që në moshë të vogël. ”A do ia rekomandonit vajzës suaj që të mbante shami. A do e mbulojë vajzën tëndë që fëmijë?, ishte pyetja e gazetarit.

Tafçiu iu përgjigj duke thënë se vajza duhet të arrijë një moshë të caktuar duke theksuar se e ka shprehur dëshirën për të mbajtur shami, ashtu sikurse ajo.

“Mbulesa është një identitet për secilën që vendos të mbulohet dhe është një ndër adhurimet që në momentin që futemi dhe paqtohemi me fenë e pqatë myslimane, të futemi në islam. Është një urdhër i zotit, një urdhër hyjnor”, shtoi ndër të tjera Tafçiu.

MË TË LEXUARAT

To Top