Rozë

Degjeneron Arbana Osmanin dhe produksionin e ‘Big Brother’, Sonilla Meço: Po bëni fitime me skandale

Fenomeni ‘Big Brother’ është përhapur gjerësisht në jetët e shqiptarëve, duke lejuar që të bëhen pjesë e përditshmërisë sherret, debatet, bul lizmi e ofendimet që ndodhin brenda.

Disa i pranojnë e të tjerët ngrejnë zërin. Një shkrim mbi këtë fenomen dhe trajtimit të banorëve brenda këtij ‘reality show’, ka bërë së fundmi gazetarja e njohur Sonila Meço.

Duke i quajtur banorët dhe shikuesit e këtij formati ‘kavje’, Meço shkruan se banorët janë mjaftueshëm të rritur për t’u konsideruar vik tima, për t’iu bërë gjyqin e për t’u përdorur në një ‘laborator mekanik’, siç i quan ajo.

“Janë kaviet jashtë laboratorit, që presin drejtësi nga një lojë, në një tv privat, me skenar, sponsora dhe fitime marramendëse prej përfshirjes së tyre”– thotë gazetarja për shikuesit të cilët reagojnë menjëherë sapo një gjë ndodh me banorin e tyre të preferuar.

Të rritur mjaftueshëm për t’i konsideruar viktima, të provokuar rëndshëm për t’u ulëritur moralin në fytyrë, të përdorur keqaz për t’u bërë gjyqin, të përfshirë me miratimin e tyre për t’u manipuluar, në një laborator mediatik ku rregullat ndryshojnë arbitrarisht.

Ku loja ngatërrohet me koshiencë me jetën reale sipas nevojës së audiencës, ku qëllimi justifikon mjetin, shikueshmëria skandalin, spektakli politikën, morali padrejtësinë dhe dhoma e rrëfimit justifikon ekuilibrat e forcës.

Aty ku dashuria stimulohet me çdo kusht për lojë e loja çon për skrap dashurinë. Aty ku të çojnë me pahir në një puthje, për ta përdorur po atë pahir me prodhu “dh.nën”. Aty ku mbijetesa sigurohet vetëm nga intriga, por të “vrasin” me fjalime patetike mbi njerzillëkun.

Dhe në fund të dëmtuarit e mëdhenj janë kaviet jashtë laboratorit, që presin drejtësi nga një lojë, në një tv privat, me skenar, sponsora dhe fitime marramendëse prej përfshirjes së tyre.Kavie brenda e kavie jashtë… Vëllai i Madh brenda e Shefi i Madh jashtë…

MË TË LEXUARAT

To Top