Rozë

Dëgjoi këngën që Semi ka bërë për atë që ai i shkaktoi Borës, Donaldi flet: E bukur por e trishtë!

Semi Jaupaj ka publikuar këngën më të re me titull “Mos u kthe”. Gjithçka që vihet re, nga fabula e këngës, është pjesa ku Semi ndër të tjera thotë: “Mos u kthe, shko te zemra tjetër që të pret”.

E njohur si mikesha e ngushtë e moderatores Bora Zemani, duket se këto fjalë shkojnë drejtpërdrejtë për Donald Veshajn, i cili aktualisht është në një lidhje me Beatrix Ramosajn.

Mesa duket aktori e ka dëgjuar këngën, e cila është vendosur në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Fillimisht banorët nuk e kanë kuptuar, më pas Beniada ka dalë nga dhoma e rrëfimit dhe ka thene se është kënga e re e Semit.

Pasi e vendosën për herë të dytë, Donaldi ka parë Ilirin në sy duke nënkuptuar që është për mua e ka nënqeshur. Më tej ai ka thënë: “Shumë e bukur kënga e Semit, po pak e trishtë!”.

MË TË LEXUARAT

To Top