Lajme

Deklarata e avokates shqiptare çudit: Pranoj që burri të ketë 3 gra, po arriti t’i mbaj

Në emisionin “Ftesë në 5” u diskutua një deklaratë e bërë nga avokatja e njohur, Migena Balla, e cila ka kërkuar ligjërimin e poligamisë.

“Unë përderisa jam myslimane kam një libër me të cilin orientohem që është Kurani dhe në Kuran poligamia lejohet, nuk mund ta kundërshtoij poligaminë, parimisht.

Pastaj vijmë në realitetin shqiptar, jetojmë në një shtet laik, i cili nuk e lejon poligaminë por as nuk e ndalon atë. E ajo deklaratë që kam bërë unë në një intervistë sigurisht që ngjall interes dhe debat.

Ndërsa kur moderatorja e njohur, Bieta Sulo, ‘Migena vetë pranon që Olsi të ketë edhe 3 gra të tjera’, Balla tha:

“Po. Le t’i ketë nëse arrin t’i mbaj, se ka një kusht për t’i marrë. Nëse arrin t’i mbaj dhe plotëson kushtet, po. Por jo në një shtet laik. Atëherë unë do të detyrohesha të kërkoja divorcin, sepse nuk garantoj dot të drejtat e mia”.

MË TË LEXUARAT

To Top