Lajme

Deklarata e fortë, ambasadori ukrainas: Presidenti gjerman është i lidhur me rusët

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier ka qenë politikisht i afërt me Rusinë për dekada, tha ambasadori i Ukrainës në Gjermani, Andriy Melnyk.

“Për Steinmeier-in, marrëdhënia me Rusinë është diçka thelbësore, madje e shenjtë, çfarëdo që të ndodhë”, tha ambasadori ukrainas për gazetën gjermane Tagesspiegel. “Presidenti rus beson se nuk ka komb ukrainas, gjuhë, kulturë, dhe për rrjedhojë nuk ka shtet ukrainas”, tha ai.

“Steinmeier duket se ndan idenë se ukrainasit nuk janë popull”, shtoi Melnyk duke mos u përmbajtur në komentet ndaj presidentit socialdemokrat.

Gjermania ka ende shumë interesa në Rusi, të tilla si varësia nga gazi, nafta dhe qymyri, dhe Steinmeier është pjesërisht fajtor për vendimet kur ishte ministër i Jashtëm dhe zëvendëskancelar, pretendon ambasadori ukrainas.

“Steinmeier ka zhvilluar një rrjet kontaktesh në Rusi gjatë dekadave. Shumë njerëz në koalicionin qeverisës janë gjithashtu pjesë e tij”, tha ai.

MË TË LEXUARAT

To Top