Gazetari Çim Peka i ftuar në Edicionin e Pasdites në Syri Tv me moderatoren Armela Ferko, komentoi dën imin me burg të Saimir Tahirit.
Peka theksoi se dë nimi për Saimir Tahirin është marrëveshje politike për të shpëtuar Edi Ramën.
“Ky vendim është favorizues ndaj Saimir Tahirit. Kjo sepse Pr okuroria ka kërkuar 12 vjet burg dhe përfundoi me tre vjet
bu rg. Ky është vendim favorizuar ndaj Tahirit dhe shpëtues ndaj Ramës. Vendim dë nues moral për atë që ka qenë ambasador në kohën e këtyre aktiviteteve kri minale, Donald Lu. Mediat kanë raportuar sistematikisht kur Shqipëria mbytej me dr ogë.
Lu thoshte mos ta paragjykojmë Saimir Tahirin, duke thënë se nuk jemi në kohën e Enver Hoxhës, e se kjo ishte pol icia që duhej. Ish-ambasadori Lu e mori këtë njeri dhe e çoi në Shtëpinë e Bardhë tek presidenti Obama, pasi faktet ishin publike, pasi publikisht ish-ministri i Brendshëm ishte i inkriminuar. Ambasadori Lu e mori dhe e çoi në Shtëpinë e Bardhë. Gjithë Shqipëria raportonte për avionë të dr ogës që kapeshin, Donald Lu thoshte se është po licia që duam. Janë tallur me shqiptarët. E njëjta gjë ka ndodhur sot me inceneratorët. Ka mbi një vit që presidenti ka dërguar dosjet, skemën si është vje dhur me inceneratorët, në çdo ambasadë dhe ka pasur heshtje. Vetëm pasi kanë mbaruar zgjedhjet e 2021, u vodhën dhe u blenë ata zgjedhje me para, kujtohet sot ambasadorja amerikane, duke thënë se do e ndjekim këtë çështje.
E gjitha kjo ka qenë një marrëveshje për të shpëtuar Ramën.