Lajme

Deklarata: Edi Rama largohet nga politika vetëm nëse ndodh kjo gjë

Partia Socialiste pritet që në Kongresin e 9 prillit të miratojë dhe ndryshimet e reja të propozuara prej kohësh në Statut. Një nga ndryshimet lidhet dhe me mandatin e kryetarit të Partisë.Ai ka një mandat 4 vjeçar dhe draft-Statuti parashikon disa raste kur mund t’i ndërpritet para kohe.

Mandati i Kryetarit të Partisë është katër vjet, por nga 9 prilli e tutje ky mandat mund të ndërpritet para kohe kur:a. Jep dorëheqjen; b. Partia humbet vendin e parë në zgjedhjet e përgjithshme; c. Humbet në mocionin e mosbesimit të zhvilluar për të me kërkesën e një të tretës së anëtarëve të partisë;d. Në rastet e germës “b”, Kryetari i Partisë është i detyruar të japë dorëheqjen.

Në rast se kjo nuk ndodh, ndërprerja e mandatit ndodh automatikisht dhe Asambleja Kombëtare fillon procedurat e zgjedhjes së kryetarit të ri të partisë jo më vonë se një muaj nga ndërprerja e mandatit të Kryetarit.e. Në rastet e pikave “b”, “c”, ish-Kryetari i Partisë nuk ka të drejtë të rikandidojë për një mandat të ri. f. Kur vendi i Kryetarit të Partisë mbetet vakant, thirret Kongresi i Jashtëzakonshëm i Partisë brenda 30 ditëve.Pra e vetmja mënyrë që Edi Rama të largohet nga posti i kryetarit të Partisë Socialiste është vetëm që të humbë në zgjedhjet e përgjithshme që do mbahen në vitin 2025.

MË TË LEXUARAT

To Top