Lajme

Deklarata: Gjatë një funerali, Putin kishte me vete valixhen që mund t’i japë fund botës?

Vladimir Putin u pa sot në një funeral në Moskë i rrethuar nga roje ushtarake që mbronin valixhen e tij të “kodeve sekrete bërthamore”.

Presidenti erdhi në Katedralen e Kishës së Krishtit në Moskë për të dhënë respektet e fundit të nationalistit të njohur rus Vladimir Zhirinovsky.

Putin, i veshur në të zeza, bëri kryqin para arkivolit të hapur të Zhirinovsky teksa ish-aleati i tij politik dërgohej për në banesën e fundit.

Prezenca e krerëve të lartë ushtarakë që mbanin aparatin e raketve strategjike të Kremlnit besohet se është një shenjë paralajmërimi për Perëndimin se dilokimi i armëve shktërrimtre bërthamore është gjthmnë një opsion.

Spektri i luftës bërthamore është përmendur shpesh gjatë konfliktit vrasës në Ukrainë që kërcënon një krizë globale urie, përveç frikave të përdorimit të armëve bërthamore si një mjet i thyerjes së ngërçit.

Por britanikja ‘The Sun’ shkruante se presenca e rojeve të armatosura ruse mud të sinjalizojë se presidenti mudn të jetë i shpqetësuar për tentativa të mundshme atentati pasi thuajse të gjithë të ardurit në funeral ishin larguar jashtë kishës së Moskës.

Në kontrast me të, kur ish-presidenti Dmitry Medvedev bëri homazhet e tij në funeral të gjithë të tjerët ishn prezentë dhe u lejuan të mblidheshin jashtë kishës.

Zhirinovsky vdiq disa javë pasi parashikoiu pushtiin rus të Ukrainës.

Valixhja e Putin në foto besohet se është çelësi i lëshimit të raketave strategjike të Kremlinit pr preenca e saj në funeral është një faktor shtesë frike për rivalët e Rusisë.

Valixhja që në rusisht quhet ‘Cheget’, është krijaur në vitet 1980-të por besohet se vetëm sot është parë në publik

Disa observues thonë se aspekti i saj më i cuditshëm është se butonat janë të bardhë e jo të kuq. Mjeti është prezantuar edhe në televizion nga rrjeti shtetëror Zvezda, në 2019.

Prezantuesi Alexei Yegorov shpjegonte: “Një nga komponentët e valixhes është karta e saj, si një prej celëssave të hapjes, por shtonte se nu lejohej përhapja e informacioneve të tjera.

MË TË LEXUARAT

To Top