Lajme

Deklarata: Neritan Ceka duhet të jetë President i Shqipërisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka komentuar mbrëmjen e sotme për zgjedhjen e presidentit të ri.

Çollaku tha se Presidenti i ri i republikës, duhet të jetë një figurë e pastër dhe gjithëpërfshirëse, që të përfaqësojë unitetit e popullit.

I pyetur nëse kishte një emër të preferuar, ose një model për Presidentin, Çollaku tha se për të Neritan Ceka do të ishte personi i duhur për postin e kreut të Shtetit. “Për mua një figurë si Neritan Ceka do të ishte modeli im për president”, tha Çollaku.

MË TË LEXUARAT

To Top