Gjatë mbledhjes është diskutuar buxheti i dy televizioneve, RTV Ora dhe Ora News.
Drejtori i Informacionit, Brahim Shima në studion e Ora News informoi për mbledhjen e bordit që u mbajt paraditen e sotme.
Brahim Shima:
”Televizioni ka të pambledhura 98 milionë lekë të reja, ose e thënë ndryshe 1 milionë dollarë, nga të cilat 34 milionë lekë të reja janë detyrime që PS i ka dy televizioneve dhe i takon administratorit të ri të mbledhë këto të ardhura.
Nga sa u bë e ditur, prej muajsh ka një komunikim zyrtar mes PS dhe Ora News dhe RTV Ora për kthimin e shumave.
Kjo do të thotë se prej vitesh PS i ka besuar publikimin e spoteve por tashmë është koha që këto detyrime të shlyhen dhe i takon administratorit të ri që të kujdeset për administrimin e këtyre borxheve dhe mbledhjen e mbarëvajtjen financiare të dy televizioneve.
Këtë detyrim që ka pasur administratori, zoti Ndroqi, tani do ta ketë administratori i ri ”