Gazetari Adriatik Doçi, foli mbi ngjarjet e fundit të politikës. Doçi diskutoi disa nga faktet kryesore se pse presidenti Ilir Meta , do të jetë personazhi i radhës politik, i cili do të shpallet non grata nga SHBA-të.
“Gazetarët flasin edhe në bazë të disa mesazheve dhe indicieve. Ne kemi disa indicie që Ilir Meta mund të jetë politikani i dytë shqiptar, pas Sali Berishës, që mund të kualifikohet për përfshirjen në listën e zezë të SHBA-ve .
Por cilat janë këto indicie? Në vendimin e datës 19 maj të departamentit të shtetit amerikan për shpalljen non grata të Sali Berisha, cilësohet se Berisha i ka ushtruar shantazh sistemit të drejtësisë, nuk e ka lënë të veprojë sistemin e drejtësisë, për të mbrojtur veten dhe aleatët e tij të përfshirë në shfrytëzimin e pasurive publike për pasurim familjar.