Presidenti i Ukrainës Volodymuyr Zelenksy u ka bërë thirrje evropianëve që të mos heshtin dhe të mos e bëjnë një sy qorr përballë agre sionit rus ndaj vendit të tij.
Duke folur nga Kievi Zelenskyy u ka bërë apel evropianëve që t’i dalin në krah vendit të tij, pasi nëse bie Ukraina do të bjerë gjithë Evropa.
“U bëj thirrje evropianëve që të mos heshtin. Dilni nëpër rrugë dhe mbështesni Ukrainën. Nëse ne biem, do të bini edhe ju.
Ju lutem mos heshtni. Mos bëni një sy qorr në këtë rast.”
Pavarësisht takimeve që janë zhvilluar deri më tani mes palëvë të Rusisë dhe Ukrainës, përplasja e përgjakshme nuk është ndalur. Ndërkaq, pritet që takimi i radhës të zhvillohet këtë fundjavë. Ndërsa një tjetër takim është propozuar që mund të mbahet javën e ardhshme në Antalia të Turqisë. Ndërsa pritet të mbahet këtë fundjavë.