Gazetarja e njohur, Gerta Gixhari, është përfshirë më shumë në situatat e ndodhura brenda shtëpisë në këtë edicion të dytë të “Big Brother VIP”, duke qenë se motra e saj, Olta është gjithashtu konkurrente.
Gerta është bërë shpesh pjesë e paneleve të ndryshme televizive ku është diskutuar rreth formatit, për të folur si gazetare, por edhe si motra e Oltës.
Nga ana tjetër, nuk kanë munguar as komentet dhe opinionet në rrjetet e saj sociale.Së fundmi, gazetarja ka ripostuar një shkrim nga një tjetër llogari, ku ishte komentuar ndryshimi që ka patur opinionistja Zhaklin Lekatari nga puntata e parë e deri tani.
“Kur @zhaklin.lekatari erdhi në prime-in e parë si opinioniste u gëzova shumë, e ndiqja më parë në rrjetet e saj sociale dhe më pëlqente për frymën që donte të përcillte në thyerjen e barrierave të moralit, paragjykimeve apo thjesht në përpjekjen për të “edukuar” një pjesë të popullatës, gjë që ia kemi nevojën, por sa keq që me kalimin e javëve u ndesha me një tjetër Zhak.
U ndesha me një Zhak,që e fryrë dhe e ndikuar po nga e njëjta pjesë e popullatës që ajo vetë “edukonte”, thotë “Unë nuk blihem si Olta”, gjëja më e shëmtuar që kam dëgjuar në këtë Big Brother, ndoshta nga zhgënjimi se di… U ndesha me një Zhak që thotë “prandaj unë skam marrë një si ju shqiptarët”, që prapë se prapë vin aty për të gjykuar edhe burra shqiptarë që pavarësisht gabimeve kanë vlera të jashtëzakonshme.
Unë jam ndeshur me një Zhak që jo më larg se dje tha” nqs partneri dhe ti keni boshllëqe është mirë që ai të lidhet me një tjetër, pa e mbyllur gjënë me ty dhe nqs partneri i saj do i bënte të njëjtën gjë ajo do i ishte falenderuese!”
Unë jam ndeshur me një Zhak që sot është t urma! Ah se mos harroj pse më duket sikur e blera tani je ti nga Berti”, ishte ky mesazhi i postuar nga motra e Oltës.