Sot Forumit i Rinisë Eurosocialiste të Shqipërisë (FRESH) feston 29 vjetorin. FRESH u krijua në 15 Janar të vitit 1992, ku me nismën e disa vajzave dhe djemve, studentë e gjimnazistë, të cilët në fillimet e pluralizmit politik në Shqipëri përqafuan vlerat e socialdemokracisë europiane, kshtu lindi dhe organizata.
Në foton e mësipërme 29 vite më parë, është grupi i parë i FRESH-it. Në foto janë shumë figura të njohur politike të ditës së sotme si: Ilir Meta, Erion Braçe, Ermelinda Meksi, Ndre Legisi, Namik Dokle, etj.
Por ajo që vihet re është ndryshimi i madh i këtyre personaliteteve që madje bëhet edhe i vështirë identifikimi i tyre.