Gazetari Artan Hoxha, komentoi deklaratat e bëra dy ditë më parë nga ish-kryeministri Sali Berisha për v ra sj en e Azem Hajdarit dhe tha se ky i fundit e nga tërroi me qëll im emrin e Fatmir Haklajt me atë të Shkëlqim Haklajt.
Gazetari tha se Shkëlqim Haklaj u v r a fill pas mitingut të zhvilluar nga Berisha në Tropojë, ku prezantoi kandidaturën e Azem Hajdarit.
Sipas tij, Fatmir Haklaj kërkoi ta vr is te Hajdarin, pasi dyshonte se ky i fundit ishte i përfshirë në vr as j en e të vëllait dhe për këtë gazetari pretendon se ish-dhjetoristi takoi Muharrem Haklajn.
Artan Hoxha deklaroi në emisionin “Top Talk” se Hajdari i dha Muharrem Haklajt një kasetë dhe 10 ditë pas kësaj Fatmir Haklaj v r au Azemin.
“Berisha ngatërroi ermin e Shkëlqimit dhe Fatmirit. Pse Berisha tha Shkëlqim Haklaj? Berisha nuk e ka përmenduar asnjëherë në publik emrin e Fatmir Haklajt dhe ditën që Berisha ka shkuar në Tropojë për të paraqitur kandidaturën e Azemit, mbas këtij mitingu u v r a Shkëlqim Haklaj.
Azem Hajdari konceptoi se ishte në r re zik dhe bëri një takim me Muharrem Haklajn. Dhe gabimi i Azemit ishte se Muharrem Haklajn e takoi në selinë e PD, në zyrën e tij në kat të dytë.