Lajme

Del njoftimi i rëndësishëm: Nëse doni të kaloni kufirin duhet të keni patjetër këto, në të kundërt do u kthejnë

Për të gjithë qytetarët që kanë si destinacion Izraelin, Aeroporti i Rinasit ka publikuar një njoftim të rëndësishëm.
Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, 12 fluturime të konfirmuara ...
Referuar Ministrisë së Transportit të Shtetit të Izraelit, të gjithë qytetarët që udhëtojnë drejt shtetit të tyre, duhet që 24 orë përpara fluturimit, të plotësojnë një formular të detyrueshëm online.
Theksohet se pasagjerët do të mund të udhëtojnë vetëm pasi të kenë marrë konfirmimin në email, ndërsa në rast se nuk e dispononi ate rrezi koni te humbisni fluturimin.

Pasi ta keni marrë konfirmimin të gjithë ju qytetarët që synoni të shkoni në Izrael, duke plotësuar kriteret e lejes së qëndrimit, apo pasaportë EU duhet ta printoni atë dhe t’ia bashkëngjisni dokumenteve të tjera, të cilat do t’i tregoni në aeroport.

Albania - Tirana International Airport Nënë Tereza [HD] - YouTube

Njoftimi i plotë:

Në vëmendje të pasagjerëve,që udhëtojnë në Izrael
Sipas Ministrisë së Transportit të Shtetit të Izraelit, të gjithë pasagjerët që udhëtojnë drejt Izraelit – ata që përmbushin kriteret e lejes së qëndrimit, apo pasaportë EU – janë të lutur që 24 orë përpara fluturimit, të plotësojnë një formular të detyrueshëm online.

Pasagjerët do të munden të udhëtojnë, vetëm pas marrjes së konfirmimit me email, ku përcaktohet nga autoritetet izraelite se udhëtimi është i mundur. Pasi të merret ky konfirmim, ju lutem ta printoni dhe ta paraqisni përpara udhëtimit ne aeroport, bashkë me dokumentet e tjera.

Linkun e gjeni si më poshtë:

https://govforms.gov.il/mw/forms/[email protected]

Ju faleminderit për bashkëpunimin,

Tirana International Airport

Pakënaqësitë me Ligjin për paga, paralajmërohet bllokimi 24 orësh ...

MË TË LEXUARAT

To Top