Deputeti i opozitës parlamentare, Kujtim Gjuzi ka treguar se është një njeri shumë romantik.
Në një intervistë në “After Party”, kryetari i Partisë Konservatore u shpreh se është i pari të thotë “Të dua” dhe nuk pret t’ia thonë të tjerët.
Deputeti opozitar tregoi se i pëlqejnë puthjet buzë detit dhe të dhurojë lule natyrale. Pjesë nga intervista:
Një romancë e re apo shok i ri? Kujtim Gjuzi: “Një shok i ri”
I pari që thua të dua apo pret të ta thonë? Kujtim Gjuzi: “Them i pari të dua”
Puthje pranë zjarrit apo buzë detit? Kujtim Gjuzi: “Buzë detit është më bukur.”
Dshuri online apo ballë për ballë? Kujtim Gjuzi: “Më mirë ballë për ballë.”
Dhuron lule apo bizhuteri? Kujtim Gjuzi: “Më tepër lule dhe natyrale.”