Lajme

Deputeti nga Lushnja: Të rinjtë ikin se nuk kanë ngrohje, as lekë të blejnë sufllaqe nuk kanë

Deputeti i Lushnjës Saimir Korreshi den oncoi në Kuvend gjendjen në shkollat dhe universitetet e Shqipërisë, duke u shprehur se ato nuk kanë ngrohje të brendshme.

Korreshi tha se studentët nuk kanë mundësi të paguajnë konviktet duke shtuar se Shqipëria nuk ofron asgjë për ta.

“Do kërkojmë një borxh tjetër. Ta kemi edhe këtë 20 milionë eurosh se na duhet. Unë flas si ish-student dhe ish-pedagog. Bëj diferencën si janë kushtet në konvikte jashtë Shqipërisë. Në Shqipëri personat që s’kanë mundësi financiare nuk paguajnë dot as shtëpinë e studentit. Nuk bëjmë asgjë prodhojmë vetëm marrje borxhesh. Sot studentët shqiptare ngordhin së ftohti, auditoret janë kallkan.

Ne në mbledhjet e Kuvendit nuk kemi mundur të ngrohemi të gjithë, jo më të imagjinojmë si janë auditoret. Pse sot auditoret janë bosh? Sepse Shqipëria nuk ofron asgjë për studentët? Si ka mundësi të shkoi një nga unë nga Lushnja dhe të marrë bursë. Në Shqipëri nuk ha dot me 2 mijë lekë asnjë sufllaqe në Tiranë. Ne jo vetëm jemi 100 vjet mbrapa por edhe 50 vjet anash. Mos merrni lekë kot sepse në 2050-ën ata fëmijë do t’ju godasin, sepse jo vetëm asnjëri nuk realizon ëndrrat, por këtu pa pasur teser partie nuk fillon dot punë.

A e dini që në shkollat e Lushnjes, kostoja e rikonstruksionit kalon vlerën e ndërtimit, atë që ministria e Financave ka si bazë. Hajde shikojeni rezultatin. Kemi vënë ashensor 30 mijë euro, punon jo, janë 30 mijë euro të humbura. Shikoni shkollat e fshatit, përveç bojës tuaj pink asgjë nuk është bërë, brenda i keni lënë për ibret. Janë po ato ndërtesa. Keni terezinë t’u vini buzëkuq ndërkohë që brenda i keni lënë pa të mbathura.

MË TË LEXUARAT

To Top