Pak minuta më parë, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka rezultuar pozitiv për koronavirusin.
Në postimin e tij në Facebook, Ismaili shton se të infektuara janë po ashtu edhe bashkëshortja e vajza.
Deputeti Ismaili njofton gjithashtu se djali, Omeri ka rezultuar negativ për virusin ndërsa thotë po ashtu se familja është vetë-izoluar dhe do të qëndrojnë të mbyllur deri në momentin kur të shërohen plotësisht.
Postimi i plotë i Uran Ismailit:
“Pas disa simptomave të paraqitura te vajza Uma, dhe pas nënshtrimit të testit për Covid-19, unë, bashkëshortja Arizona dhe vajza Uma rezultuam pozitivë, ndërsa djali Omeri negativ. Normalisht, sapo morëm rezultatet, u vetë-izoluam dhe do të qëndrojmë të mbyllur derisa ta kalojmë tërësisht këtë përballje me virusin. Duke u lutur për të gjithë të infektuarit që ta kalojnë pa probleme të mëdha këtë sfidë, shpresojmë që me ndihmën e Zotit edhe familja jonë ta kalojë lehtë. Ju lutem, mbani maskat, kujdesuni për higjienën dhe ruajeni distancën, që ta mbroni veten dhe të tjerët.”